Mireseerdhet ne sitin tone!

 

ZIG Consulting Sh.p.k. eshte Firma e Konsulences kontabile-audituese-ligjore-keshilluese tregtare me profesionale ne Shqiperi. Dhe megjithese biznesi ka ndryshuar shume ne keto vitet e fundit, misioni yne mbetet i njejti: Te ndihmojme sipermarresit dhe individet, mbrojme pronat e tyre dhe administrojme aktivitetet e tyre me perfitim.
 

E vendosur ne Tirane, Shqiperi, firma ka me shume se 8 njesi dhe anetaret profesioniste dhe me experience te stafit te saj, jane te organizuar ne keto njesi:

Kontabilitet & Mbajtje e llogarive;

Auditim i Kompanive dhe Organizatave Jofitimprurese;

Taksim dhe Konsulence Fiskale;

Keshillim ligjor;

Mbledhje e borxheve;

Keshillim per Tregjet & Kredite;

Konsultim per Standardizimin dhe Certifikimin Nderkombetar ISO.

Vleresim i Pasurive te Paluajtshme

Gjithashtu, profesionistet tane jane te grupuar ne disa raste edhe sipas drejtimit te Fushes se Aktivitetit te Klienteve- duke caktuar skuadrat e profesionisteve sipas industrive specifike per te ofruar nivelin me te larte te sherbimit per Klientin ne tregun e Shqiperise.

 

VIZIONI

ZIG CONSULTING eshte rrjeti me i mire i zyrave dhe praktikave qe nuk drejtohen nga nje person, por nga grupi yne i partnereve. Ne nuk jemi nje Kompani qe punon nen presionin e fitimeve, por nje firme e lire ne percaktimin e perspektives afatgjate te problemeve, sic jane Rritja dhe Sherbimi i Klienteve.  

 
Drejtimi ne Firme nuk eshte ngritja mbi te tjeret, por ndihma per te tjeret-konsulentet dhe klientet-per te arritur besimin e tyre.

 

Ne e masim suksesin tone me ane te rezultateve te Klienteve tane.

Preferenca jone eshte te rreshtojme ne nje drejtim ekonomine tone me ate te klienteve tane, pasi ne kete menyre ne mund te perparojme vetem nese klientet tane zhvillohen.

Ne punojme mire me njerezit tuaj ne te gjitha nivelet si nje katalizator per te arritur rezultate ne pune.

ZIG Consulting Sh.p.k. ndihmon Kompanite qe te gjejne menyrat per te rritur fitimet, per te ecur me shpejt, dhe mbeshtetur rritjen e tyre.

Ne Ju ndihmojme per te marre vendimet e medha te strategjise, organizimit, operacioneve, teknologjive, dhe bashkimit & blerjes.

Puna jone eshte me e suksesshme kur ne bashkepunojme ngushte me Klientet qe jane te pakenaqur me statuskuo, duan te jene aktive dhe te ecin perpara.

 

EKIPI YNE

Njerezit tane jane pasuria me e madhe dhe me e rendesishme. Vetem kandidatet me te mire mund te behen pjese e ekipit tone. Ne deshirojme zhvillimin personal, profesionall dhe te karieres se secilit prej anetareve te ekipit tone. Ata ndihen krenare qe jane pjese e nje ekipi ku partnered vendosin mireqenien e Kompanise dhe te Klienteve mbi interesin e tyre vetjak. Anetaret e ekipit punojne ne nje ambient stimulus pune dhe perfshirje aktive ne procesin e vendimmarrjes. Ne kemi nje nivel te larte te besimit dhe respektit te ndersjellte ndermjet te gjithe anetareve te ekipit, partnereve dhe klienteve. Secili anetar i ekipit te ZIG kupton dhe pajtohet me Vizionin dhe rolin qe duhet te permbushe ne kuader te ketij Vizioni.

Marredhenia jone me Klientet tane eshte e hapur dhe proactive. Ne jemi novatore ne zhvillimin e sherbimeve qe ofrojme duke i transformuar ata ne produkte te standardizuar qe jane te percaktuar qarte, teper te strukturuar, qendrueshmerisht te shperndare, dhe qe kushtojne po aq sa edhe vlejne per Klientin. Ky zhvillim do te udhehiqet nga qellimi yne thelbesor-

Te ndihmojme Klientet e tashem dhe te ardhshem te identifikojne dhe te arrijne qellimet e tyre te aktivitetit.

Ekipi i ZIG eshte arsyeja kryesore e suksesit tone dhe te suksesit te Klienteve tane. Ndryshimi qendron tek njerezit dhe ZIG Consulting Sh.p.k. investon shume ne rekrutimin dhe trainimin e te gjithe pjesetareve te ekipit.

Partneret dhe profesionistet tane vijne dhe kane kualifikime te shumta ne kontabilitet dhe ligj dhe shfrytezojne aftesite e tyre per sipermarrje te cdo permase dhe fushe. Secili prej nesh i eshte dedikuar rritjes, stabilitetit dhe misionit te ZIG Consulting Sh.p.k.

 

KONTABILITET & MBAJTJE E LLOGARIVE

Sherbimi i Kontabilitetit

Ofrimi per Klientet tane informacion ne kohe dhe menyre te kujdesshme, eshte nje angazhim te cilin ne e konsiderojme paresor. Kuptimplote, te dhena financiare te mireorganizuar Ju siguron qe operacionet do te jene me shume eficente. Firma jone ofron nje game te plote te sherbimeve te Kontabilitetit duke perfshire:

Permbledhjet Financiare

Ne mund t’Ju asistojme ne pergatitjen e Permbledhjeve Financiare ne perputhje me Standardet Profesionale, duke mos shprehur ndonje opinion mbi informacionin e perfshire ne to. Permbledhjet financiare mund te jene nje mjet i dobishem per Drejtuesit e Kompanive ne marrjen e vendimeve.

 

Parashikimet Financiare & Projektimet

Parashikimi eshte nje domosdoshmeri per menaxhimin efektiv dhe udheheqjen e biznesit drejt perfitimit. Nga projektimet e thjeshta tek modelimet financiare komplekse, ekspertet tane mund tiu ndihmojne ne arritjen e objektivave financiare te Kompanise suaj.

 

Analizat e likuiditetit dhe Buxhetit

Nje biznes mund te jete fitimprures dhe perseri te kete probleme si pasoje e likuiditetit ose parave ne disponim. Ne mund t’Ju parashikojme dhe vleresojme kushtet financiare te Kompanise suaj, llogarisim nevojat financiare dhe burimet ose perdorimin e fondeve.

 

Planifikimi Financiar

Nje plan financiar i mirestrukturuar Ju bent e afte te perballoni sfidat financiare me te cilat mund te perballeni ne cdo faze te aktivitetit tuaj. Nepermjet procesit te planifikimit financiar, ne mund t’Ju ndihmojme te vleresoni nevojat per fonde dhe te zhvilloni strategjine qe do ju mundesoje te arrini synimet dhe forconi sigurine financiare.  

 

 

 

AUDITIMI I KOMPANIVE

 

Auditimi, Inspektimi dhe Perpilimi i raporteve

Ne e shikojme rolin tone ne procesin e raportimit financiar si nje mundesi per te dhene zgjidhje konstruktive dhe maksimizuar fitimin dhe eficencen e Kompanise. Ne ofrojme raportime financiare ne te tre nivelet e garancise:  

*Audit- nje kontroll intensive me nivelin me te larte te garancise dhe sigurise.

*Inspektimi – disa procedura analitike te zhvilluara me siguri te limituar.

*Perpilimi – bazohet ne informacionet e klientit qe i sherbejne perdorimit te brendshem.

 

 

Sherbimet e Auditimit  

Ne gjithashtu kemi experience te konsiderueshme ne kryerjen e sherbimeve te auditimit te agjencive qeveritare ose organizatave jofitimprurese sipas kerkesave kontraktuale. Vec kesaj, ne ofrojme dhe sherbimet e kerkuara per permbushjen e angazhimeve sipas kontratave te kredive bankare.

 

TAKSIMI DHE KONSULENCE FISKALE

Sherbimet rreth taksimit

Ne preferojme te jemi proactive ne vend qe te jemi reactive ndaj sherbimeve dhe veprimeve te taksimit. Duke qene te informuar rreth legjislacionit te ri tatimor, ne jemi ne gjendje te identifikojme mundesite kyce te planifikimit te taksave dhe tatimeve, per te minimizuar detyrimet financiare te tashme dhe te ardhme. Ne u ofrojme klienteve tane, qofshin individe ose biznese, ekspertizen dhe njohurite tona ne fushen e taksimit dhe tatimeve.

 

Tek ZIG Consulting, keshilltaret tane per taksimin mund t’Ju asistojne ne reduktimin e detyrimeve tatimore, duke rritur perfitimet dhe lehtesuar barren administrative dhe tatimore.

 

Taksimi Nderkombetar

Kompanite Nderkombetare perballohen gjithnje e me shume kerkesa nga juridiksione te ndryshme sesi autoritetet perpiqen te mbledhin taksa nga veprimtarite nderkufitare. Profesionistet e Taksimit Nderkombetar te jane te pergatitur te perballojne keto ceshtje dhe t’Ju tregojne mundesine per planifikimin e projekteve dhe transaksioneve.

 

KESHILLIMI LIGJOR

ZIG Consulting eshte i perfshire gjeresisht ne praktiken ligjore mbi informacionin, kapitalizimin, operimin, riorganizimin, dhe perfundimin e te gjithe tipeve te formacioneve te biznesit. Sherbimet Ligjore ofrohen nga Departamenti Ligjor dhe perfshijne, duke mos u limituar ne:

Zyra jone kryesore ne Tirane vepron ne bashkepunim te ngushte me shuma firma ligjore ne Itali, Greqi, Maqedoni, Kosove, Bullgari, Rumani, Turqi etj.  

Kjo mundesi na lejon ne qe te trajtojme shume ceshtje brenda nje kohe te shkurter.  

 

SHERBIMI I MBLEDHJES SE BORXHEVE

Koha eshte para, nese llogarive tuaja nuk i kushtohet rendesia dhe koha  e duhur.Te ardhurat e munguara do te ulin likuiditetin dhe si rezultat nuk do te keni mundesi te zhvilloni biznes ne kohen e duhur.

Nderkohe qe Ju jeni duke pritur kredite tuaja…....

Biznesi nuk ecen domosdoshmerisht si zakonisht…...

Ne nje model perfekt biznesi, Ju i ofroni klienteve tuaj nje sherbim ose nje product dhe ata Ju paguajne brenda nje kohe te caktuar. Sidoqofte, nese ju keni nje firme, Ju e dini qe klientet e keqinj qe nuk paguajne, jane nje aspekt i pashmangshem i transaksioneve te biznesit.

Me qellim qe te zgjidhet problemi i pagesave te pakryera, disa Kompani vendosin kontakte me Agjencite e Mbledhjes se Borxheve. Agjencia e Pare dhe e Vetme e Mbledhjes se Borxheve ne Shqiperi eshte ZIG Consulting.

ZIG trajton komunikimin me llogarite e papaguara dhe debitoret, duke zbatuar taktika ne ndjekje te fondeve dhe borxheve, perfshire telefonatat, letrat, ftesat per pagesa, etj. Kompanite qe merren me mbledhjen e borxheve iu kerkohet te dedikojne burimet e tyre per zgjedhjen e problemeve te pagesave, megjithese mbledhja e borxheve duket se eshte nje proces i lodhshem.

 

Per shume Kompani, investimi i kohes, parave, personelit, eshte shpesh konsumuese qe te merren vete me mbledhjen e borxheve qe i kane debitoret. Per kete arsye, shume biznese iu drejtohen agjencive te specializuara ne ndjekjen e pagesave per llogarite e vonuara. Agjencite e mbledhjes se borxheve referohen si “pale te treta”, duke qene se nuk jane pale ne kontraten e lidhur ndermjet kreditorit dhe debitorit.

Sigurisht qe Kompanite qe angazhojne agjencite e mbledhjes se borxheve perfitojne nga nje vendim i tille. Shfrytezimi i sherbimeve te ketyre agjencive, i kthen kapitalin Kompanive, por gjithashtu i lejon Kompanite qe te fokusojne burimet e tyre ne biznesin thelbesor. Per bizneset qe jane te lidhur me agjenci te suksesshme te mbledhjes se borxheve, perfitimet e tyre jane shumeplaneshe.  

Vendimi per ti besuar mbledhjen e borxheve nje agjencie te vecante duhet te vleresohet si nje mundesi, qe duke u bazuar ne faktet e deritanishme, ato Kompani qe kane shfytezuar nje alternative te tille, kane pasur rezultate te dukshme.

ZIG ka investuar ne njerezit me te mire, ne pajisjet me te mira, dhe ne teknologjite me te reja dhe me eficente ne fushen tone. Kjo i jep mundesi Kompanise Suaj te shfrytezoje burime te mundshme te cilat ajo nuk i ka. Kjo, Ju ofron me shume rezultate te mundshme.

Perfitimet e caktimit te ZIG Consulting per mbledhjen e borxheve:

Perdorimi i nje Agjencie te Mbledhjes se Borxheve eshte nje menyre e provuar per mbledhjen e borxheve brenda nje kohe te shkurter. Sherbimi i Mbledhjes se Borxheve qe ofron ZIG, Ju ofrohet ne Shqiperi por edhe jashte saj.  

Ne arrijme pagesat e llogarive tuaja te vonuara, duke shkallezuar ne menyre fleksibel ne varesi te karakteristikave individuale te cdo rasti.

Megjithate, nese klienti Juaj deshton ne kryerjen e pagesave pas perfshirjes sone, atehere ne mund t’Ju rekomandojme dhe te ndermarrim kunderveprimet legale duke iu drejtuar mjeteve me te favorshme qe ofron sistemi gjyqesor.

 

KESHILLIM PER TREGUN & KREDITE

Keshilla per Biznesin

ZiG Consulting Sh.p.k. mund te ndihmoje biznesin Tuaj te identifikoje aspektet qe ndikojne negatvisht ne perfitueshmerine dhe rritjen dhe zhvilloje zgjidhjet qe jane me shume praktike dhe teknike. Pervecse duke vepruar si nje bord keshillues per menaxhimin, ne ju ofrojme strategji te plota dhe fleksibile qe Ju paraqesin aspektet ndikuese ne biznesin tuaj.

Prioriteti i pare I ZIG eshte te kuptoje biznesin tuaj dhe me pas te ngreje nje program te mbajtjes dhe percaktimit te gjendjes financiare, specifikisht per firmen Tuaj. ZIG do te beje te mundur qe procedurat tuaja jane aq te kujdesshme dhe te detajuara sa duhet te jene dhe Ju do te keni te dhena te mjaftueshme per te marre vendime te suksesshme biznesi. Sherbimet perfshijne:

 

Planifikimi i perfitimeve ne punesim

Si nje frme konsulence me game te gjere  dhe te larmishme te sherbimeve, ZIG ka nje staf professional dhe me experience per te analizuar nevojat dhe perfitimet e Kompanise Suaj nga punesimi i mjaftueshem ose jo.  ZIG Consulting Sh.p.k. mund te percaktoje dhe te ndihmoje per zbatimin e planifikimit te personelit qe do te rrise rezultatet e punonjesve.

 

 

Sherbimet per Organizatat Jofitimprurese

 

ZIG Consulting Sh.p.k. ofron sherbimet e kontabilitetit, auditimit, taksimit dhe keshillimit ligjor per Organizatat Jofitimprurese. Nese kerkesat tuaja jane te limituara ose kerkohet nje game me e gjere e asistences, Firma jone do i jape vlere cdo angazhimi tone.

Expertiza jone ne financimin e Kompanive perfshin:

 

 KONSULENCA PER CERTIFIKIMIN ISO

Sherbimi i Konsulences ISO

ZIG Consulting Sh.p.k. eshte nje firme e specializuar ne sherbimet e konsulences per Standardzimin dhe Certifikimin ISO. Stafi yne mund t’Ju ofroje Kompanise Suaj mjetet dhe metodat nepermjet Konsultimit ISO per t’Ju ndihmuar ne shfrytezimin e mundesive qe do te rrisin vleren e biznesit dhe sadisfaksionin e klientit.

 

ZIG integron filozofine e tij ne sherbimet qe ofron duke inkurajuar stafin tuaj te zbatoje nje sistem te thjeshte dhe te efektshem te menaxhimit te cilesise, qe eshte ne perputhje dhe qe ne vazhdimesi permireson rezultatet e biznesit te kompanise suaj. Me ane te nje procesi te tille, Kompania juaj rrit ne menyre te ndjeshme  mundesite e vazhdueshme per perfshirjen e punonjesve, dhe kthimin e investimit gjate dhe pas zbatimit te Sistemit ISO.

 

Sherbimet e ZIG Consulting perfshijne asistencen net e gjitha fazat e Certifikimit ISO: Nga pergatitja e dokumentacionit ISO, zbatimi dhe ushtrimi, dhe se fundmi tek mirembajtja ISO. ZIG eshte i specializuar ne ISO 9001, ISO 22000,HACCP,CE-Marking. 

Te pergjithshme: ISO 9001

ISO 9001 percakton rregullat dhe udhezimet per zbatimin e nje sistemi te menaxhimit te cilesise ne organizatat e cfaredo mase ose fushe aktiviteti.  Standardi perfshin procesin e orientuar drejt sistemit te menaxhimit te cilesise duke pasur elemente te permiresimit te vazhdueshem. Theks i madh vihet ne sadisfaksionin e klientit. Kompanite e rregjistruar ISO 9001 mund tu japin klienteve te tyre garancine e nevojshme mbi cilesine e produkteve dhe/ose sherbimeve te tyre.

 

Perfitimet e Certifikimit:

 

 Si te zbatohet?

Propozimi / Aplikimi per Certifikim

Para-vleresimi auditues

Rishikimi i Dokumenteve

Auditimi Certifikues

Rregjistrimi/Mbikqyrja e vazhdueshme

 

Pse zbatohet ISO?

Zbatimi i normes ISO ne Kompanine tuaj, eshte nje vendim manaxherial qe kerkon vleresimin e operacioneve, strategjive, stafit dhe mbi te gjitha te klienteve te Kompanise suaj.

Standardet ISO jane aplikuar lehtesisht tashme nga te gjithe tipet e Kompanive net e gjitha fushat e ekonomise. Ne shume raste, zgjedhja e zbatimit te Standardit ISO ne nje Kompani nuk eshte vetem nje kerkese e Kompanise per te permiresuar cilesine, eficencen, dhe perfitueshmerine, por gjithashtu zbatimi i Standardit ISO vjen si rezultat i:

Mandatimit si nje Lider ne Industrine perkatese;

Kerkesave te Klienteve tuaj, vecanerisht per bizneset e fokusuar ne tregjet nderkombetare;

Domosdoshmeria e mbrojtjes se pranise ne treg dhe avantazheve konkurruese;

Maksimizimi i te ardhurave dhe Minimizimi i kostove;

Maksimizimi i kujdesit ndaj Klienteve dhe Minimizimi i Humbjeve;

Maksimizimi i Eficences se Sistemit dhe Minimizimi i Difekteve.

Per cilendo arsye qe kompania juaj vendos te ndjeke ose mirembaje Certifikimin ISO, Ju nevojitet te konsideroni perfitimet dhe kostot e perfshirjes ne kete process.

 

Perfitimet e ISO

Standardet ISO jane nje guide qe mund te ndihmoje transformimin e sistemit te cilesise se Kompanise suaj ne nje system efektiv qe ploteson ose tejkalon pritjet e klienteve. Kompania juaj do te filloje te kuptoje keto perfitime, atehere kur ju te zbatoni dhe perkrahni standardet e cilesise, dhe do te vini re ne te ardhmen rritjen e perfitimeve te brendshme dhe te jashtme. 

Ne brendesi te Kompanise, proceset do te orientohen me pritjet e klienteve dhe qellimet e Kompanise, duke krijuar keshtu nje mjedis me te organizuar dhe operativ per drejtuesit dhe punonjesit.  Cilesia e produkteve dhe sherbimeve do te permiresohet duke ulur difektet dhe humbjet. Permiresimi i procesit do te ndihmoje motivimin e punonjesve dhe rritjen e perfshirjes se stafit. Gjithe keto perfitime te jashtme do te ndikojne pozitivisht ne rezultatet financiare, duke i sjelle ne kete menyre, me shume vlere biznesit tuaj.

Si nje perfitim i jashtem, Certifikimi ISO i tregon klienteve dhe furnitoreve Tuaj qe kompania juaj deshiron besimin, sadisfaksionin e tyre dhe vazhdimesine e biznesit. Kompania Juaj gjithashtu ka mundesine te rrise avantazhet e saj konkurruese, te ruaje dhe krijoje listen e klienteve, dhe me me shume lehtesi t’i pergjigjet mundesive te tregut net e gjithe Boten.

 

 

Perfitimet nga ISO 9001:2000

Per klientet, certifikimi i furnitoreve/shitesve me Standardin ISO nenkupton qe ata mund te jene te sigurte ne zhvillimin e produkteve dhe sherbimeve qe jane ne perputhje me kerkesat dhe dokumentet referuese te pranuara globalisht. Perfitimet e te qenit I Certifikuar jane te shumta, dhe kompania duhet te jete e sigurte qe po ndjek certifkimin per arsyet e duhura, pra per:

 

Kur ISO 9001:2000 zbatohet ne nje firme:

 

Arsyet kryesore per Certifikimin:

 

 

Kostot e ISO

Megjithese kostot e zbatimit mund te jene pararendese me rritjen e shitjeve, reduktimin e difekteve dhe permiresimin e produktivitetit ne firme, investimi i zbatimit dhe mirembajtjes e nje Sistemi te Cilesise ISO duhet te konsiderohet.  

Shume faktore duhet te merren ne considerate kur llogariten kostot e zabtimit te ISO ne Kompani. Koha, perpjekjet dhe parate per certifikimin sipas Standardit ISO, varen nga numri i punonjesve, ambientet, standardi qe kerkohet, si dhe gjendja aktuale e sistemit te cilesise dhe proceseve ne Kompani.  

Kostot e vecanta perfshijne:

Standadet ISO jane rregulla dhe udhezime te dokumentuara per zbatimin e nje Sistemi te Cilesise ne Kompanine tuaj. Specifikimet teknike dhe/ose kriteret e vecanta mund gjithashtu te perfshihen ne varesi te standardit te zgjedhur.  

 

 

 

VLERESIMI I PASURIVE TE PALUAJTSHME

 

Nje nga sherbimet e ZIG Consulting Sh.p.k. eshte edhe “Vleresimi i Pasurive te Paluajtshme”. Zig Consulting Sh.p.k. mbi bazen e kerkesave te institucioneve kredituese, bleresve, organizmave nderkombetare, gjykatave ose prokurorive, paleve ne nje proces gjyqesor, Zyrat e Rregjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, Agjencive Imobiliare, Ortakeve ne nje Shoqeri Tregtare, Shoqerive te Sigurimit etj, pergatit raportet e Vleresimit te Pasurive te Paluajtshme.

Ne kryerjen e detyres per Vleresimin e Pasurive te Paluajtshme, ZIG Consulting Sh.p.k. mbeshtet ne parimet e korrekteses, ndershmerise, saktesise, vertetesise dhe permbushjes ne kohe te kerkesave.

Jane pikerisht keto parime qe kane bere te mundur rritjen e besimit dhe numrit te Subjekteve te interesuar ndaj sherbimit te Vleresimit te Pasurive te Paluajtshme qe ofrohet nga ZIG Consulting Sh.p.k.

 

 

PAGESAT

Percaktimi yne per pagesat e sherbimeve te ZIG eshte fleksibel dhe transparent, duke aplikuar si pagesat per ore pune te sherbimit, ashtu edhe skemat e pagesave mujore..

Sidoqofte, ne aplikojme pagesa alternative te strukturuar dhe te pershtatshme, dhe duke negociuar paraprakisht me klientet.

Ne disa prej projekteve, ne kemi adoptuar skemat e pagesave qe varen plotesisht ne kuptimin qe ka klienti per rolin tone, pra ne kerkesat e tij.  

Perfshirja e sherbimeve tona ne periudha afat-gjata, sigurisht qe perben nje faktor per aplikimin e tarifave te uleta dhe sherbimeve me te mira per klientet e vjeter dhe te qendrueshem te ZIG Consulting.